Struga, në hall me qentë endacakë

Struga, në hall me qentë endacakë

Gazetar: Miki Trajkovski

Shoqata për Mbrojtjen e Kafshëve Animal Voice, pretendon se janë përjashtuar nga takimi i një dite më parë nga ana e kreut të Komunës së Strugës Ramiz Merko.

Në takim ishin të pranishëm edhe drejtori i Ndërmarrjes komunale dhe Inspektori i mjedisit. Deri te kjo erdhi pas rastit të vrasjes së shtatë qenve endacakë, nga një qytetar, nga organizata joqeveritare i kanë theksuar propozimet e tyre, si të zgjidhet në mënyrë humane problemi me qentë. Por përgjigja e Merkos i ka habitur.

“Kryetari i komunës drejtpërdrejt dhe haptazi na tha se do të dilte personalisht në rrugë dhe do t’i vriste qentë… se do t’i kishte helmuar deri më tani, por nuk kishte gjetur helm, pas së cilës menjëherë bëmë kallëzim në SPB Strugë”, thanë nga Shoqata “Animal Voice”.

Alsat iu drejtua Merkos sot për të dëgjuar qëndrimin e tij, për pretendime të tilla, por ai nuk përgjigjet. Në mbledhje, sipas shoqatës, drejtori i ndërmarrjes komunale të Strugës, u ka thënë se kanë borxhe milionëshe ndaj qytetarëve të kafshuar nga qentë. Autoritetet komunale kanë buxhet prej vetëm 600.000 denarë, me të cilin do ti sterilizonin vetëm 100 qen, ndërsa në qytet ka mbi një mijë të tillë. Zgjidhja e vetme është pikërisht ajo.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në Strugë ka vetëm një inspektor i cili është i pafuqishëm për ta zgjidhur problemin i vetëm. Ndryshe, nesër para Qeverisë në Shkup do të mbahet protestë si revoltë kundër vrasjes së qenve dhe mos zgjidhjes së këtij problemi nëpër qytete, deklaroi Selami Reçi-mjek-veteriner. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button