Struga Trim Lum, kampion vjeshtor në Maqedoni

Sot u zhvilluan 5 përballjet e javës së 17-të në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë. Pas 17 xhiro, kampion i stinorit vjeshtor ështa skuadra e Struga Trim Lum, e cila u ndal në vendin e parë në renditjen e Ligës së Parë me 36 pikë, ndërsa në sfidën e fundit mundi minimalisht skuadrën e Akademia Pandevit me 1-0.

Kampioni aktual, FC Shkupi në stadiumin në Kërçovë, mundi Bregallnicën me 3-1 dhe mbylli sezonin vjeshtor në vendin e dytë, me 31 pikë.

Me të njëjtin rezultat, 3-1, por si mysafirë, skuadra e Shkëndijës mundi Makedonija Gjorçe Petrovin dhe mbylli stinorin vjeshtor në vendin e tretë me 28 pikë.

Në ndeshjet e tjera, Sileksi në transfertë mundi Tikveshin me 2-0, ndërsa nuk kishte fitues në përballjen në Prilep, ku u përballen Pobeda dhe Skopje.

 

Liga e Parë – Java 17

 

Struga Trim Lum 1–0 Akademia Pandev

FC Shkupi 3-1 Bregallnica

Makedonija Gj.P. 1-3 Shkëndija

Tikvesh 0-2 Sileksi

Pobeda 0-0 Skopje

LEXO EDHE:

Back to top button