Struga Trim Lum kërkon pikë maksimale në Shkup

Java e 24-të në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, sot do të sjel 4 përballje, ndërsa ajo e fundit ëhstë programuar për ditën e diel.

Lideri aktual, skuadra e Struga Trim Lum, sot do të luajë në Shkup, përball Rabotniçkit, derisa kampioni në fuqi, FC Shkupi, do të ketë një transfertë të vështirë në Strumicë, përball Akademia Pandev-it.

Ndërkohë Pobeda në Prilep do të mirëpret Sileksin, ndërsa ndeshja tjetër e së shtunës, është ajo mes Tikveshit dhe Makedonija Gj.P. Në pankinën e mysafirëve do të debutojë Goran Simov, i cili ditë më parë erdhi në vendin e trajnerit Muharem Bajrami.

Ndeshja e vetme e së dielës, është ajo mes Skopjes dhe Shkëndijës. Të gjitha ndeshjet e javës së 24, do të nisin në orën 15.00.

 

Liga e Parë – Java 24

 

Rabotniçki – Struga Trim Lum

Akademia Pandev – Fc Shkupi

Pobeda – Sileksi

Tikveshi – Makedonija Gj.P.

Skopje – Shkëndija

LEXO EDHE:

Back to top button