Studimi i fundit – Çfarë ju ndodh nëse merrni dy vaksina të ndryshme anti-COVID?

Sipas një studimi, të rriturit kanë më shumë mundësi të raportojnë efekte të lehta anësore pas përzierjes së dozave të vaksinave kundër koronavirusit, të kompanive AstraZeneca dhe Pfizer.

- Advertisements -

Ethe, dhimbje koke dhe dhimbje muskujsh janë raportuar më shpesh kur vaksinat e ndryshme janë kombinuar. Reaksionet e rënda kanë qenë shumë të shkurtra. “Gjetjet janë intriguese dhe jo diçka që e kemi pritur”, ka thënë profesori Matthew Snape.

Studimi filloi në muajin shkurt për të parë nëse doza e dytë, e marrë nga një prodhues tjetër nga ajo e para, mund të ofrojë imunitet afatgjatë, mbrojtje më të mirë kundër varianteve të reja, apo vetëm do t’iu mundësojë klinikave të vazhdojnë procesin e vaksinimit pa pengesa.

Provincat kanadeze, Ontario dhe Kuebek kanë thënë se planifikojnë përzierjen e dozave të vaksinave në të ardhmen, pas rritjes së pasigurisë për sigurim të vaksinave të AstraZeneca-s dhe shqetësimeve për trombozë.

Studimi i kryer nga Universiteti i Oksfodit, ka rekrutuar 850 vullnetarë të moshave mbi 50 vjeç .

Rezultatet e para pritet të publikohen në muajin qershor. Të dhënat paraprake janë publikuar në një punim kërkimor në revistën shkencore Lancet.

LEXO EDHE:

Back to top button