Studimi kinez: Gjumi i drekës forcon mendjen

Sipas një hulumtimi ku janë vëzhguar 2.200 persona në Kinë, u zbulua se gjumi i drekës forcon mendjen. Sipas lajmit të “United Press International” (UPI), shkencëtarët në Qendrën e Shëndetit Mendor në Shanghai, kanë zhvilluar një hulumtim për të shqyrtuar ndikimet e gjumit të drekës mbi mendjen. Në kuadër të hulumtimit janë vëzhguar 2.200 persona në qytetet Pekin, Shanghai dhe Xian. Sipas kësaj 1.520 pjesëmarrës fjetën më pak se 2 orë në mesditë, ndërsa 680 qëndruan të zgjuar. Më pas pjesëmarrësit iu nënshtruan testeve të aftësisë mendore të tilla si aftësitë vizuale-hapësinore, kujtesa afatshkurtër, kohëzgjatja e vëmendjes, zgjidhja e problemeve, vetëdija hapësinore dhe rrjedhshmëria verbale.

Lideri i ekipit hulumtues, Dr. Lin Sun, njoftoi se kishte dallime të konsiderueshme në kujtesë dhe aftësitë e rrjedhshmërisë verbale të atyre që flinin në mesditë në krahasim me ata që nuk flinin. Ndërsa Dr. Gayatri Devi, neurologia në spitalin Lenox Hill në New York, tha se gjumi i shëndetshëm mbron njerëzit nga demantia, sëmundje e cila prek kujtesën, komunikimin dhe të menduarit. Ajo sugjeroi se duhet të realizohen më shumë studime mbi këtë temë.

LEXO EDHE:

Back to top button