Stuhi të ashpra në Kanada, gati një milion shtëpi pa rrymë

Stuhi të ashpra në Kanada, gati një milion shtëpi, pa rrymë

Gati 900,000 shtëpi në jug të Kanadasë kanë mbetur pa energji elektrike, si pasojë e stuhive të ashpra që kanë goditur rajonet Ontario dhe Kuebek përgjatë fundjavës. Shtatë njerëz janë vrarë nga rënia e druve dhe një grua ka vdekur pas përmbysjes së anijes në Lumin Otava. Sipas autoriteteve për motin në Kanada, shpejtësia e erërave ka shkuar në 132 kilometra në orë. Kompanitë e energjisë elektrike kanë thënë se do të duhen disa ditë për të riparuar lidhjet. Stuhia e fuqishme ka shkulur drunjtë, ka penguar trafikun si dhe ka dëmtuar shtëpitë. Ekspertët kanë thënë se stuhia është shkaktuar nga një fenomen i rrallë i quajtur “dereço”. Ky fenomen shkaktohet kur disa stuhi lëvizëse bëhen bashkë dhe zakonisht kjo gjë ndodh në muajt e verës. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button