Sudan/ Sulmi me dron ndoti ujin e pijshëm, humbin jetën 24 persona

Sudan/ Sulmi me dron ndoti ujin e pijshëm, humbin jetën 24 persona

Një epidemi është përhapur nga uji në rajonin e Nilit të Sudanit jugor, ku të paktën 24 persona kanë humbur jetën dhe 800 janë shtruar në spital.

Mendohet se kjo epidemi ka ardhur pas një sulmi me dron në stacionin qendror të ujësjellësit të këtij rajoni, i cili shkaktoi një problem të madh në aksesin e ujit të pijshëm. Banorët u detyruan të furnizohen me ujë nga lumi, cili po ashtu ishte i ndotur dhe i shkaktoi sëmundje njerëzve.

Autoritetet kanë ndaluar marrjen e ujit nga lumi dhe kanë urdhëruar shtimin e dozave të klorit në depozitat e ujit që shpërndahet

LEXO EDHE:

Back to top button