Suedia dhe Finlanda drejt anëtarësimit në NATO, Rusia kërcënon sërish

Anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës në NATO është një gabim që do të ketë pasoja të gjera.

Paralajmërimi vjen nga zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov, disa orë pasi Suedia dhe Finlanda zyrtarizuan ambiciet për t’iu bashkuar NATO-s.

Sipas tij, një hapi i tillë përfaqëson një ndryshim radikal të skenarit global. “NATO nuk duhet të gënjejë veten mbi faktin se Rusia mund të pranojë hyrjen e Suedisë dhe Finlandës në Aleancë”, citon agjencia Interfax fjalët e zëvendësministrit.

“Mënyra se si do të garantojmë sigurinë tonë do të varet nga pasoja praktike të anëtarësimit të mundshëm të dy vendeve”, shton më tej Ryabkov. Zyrtari rus thekson se siguria e Suedisë dhe Finlandës nuk do të rritet me hyrjen në NATO.

LEXO EDHE:

Back to top button