Suedia i dërgon municione me vlerë prej 40 milionë paund Ukrainës

Suedia i dërgon municione me vlerë prej 40 milionë paund Ukrainës

Suedia do t’i dhurojë Ukrainës municione me vlerë rreth 500 milion krona (40 milion £), sipas një deklaratë të qeverisë ukrainase, shkruan The Guardian.

Njoftimi vjen pasi ministri i jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, i bëri thirrje Suedisë që t’i sigurojë Ukrainës sisteme artilerie Archer, sisteme të mbrojtjes ajrore RBS-70 dhe më shumë predha artilerie.

“Gjëja më e mirë që mund të bëjë Suedia në fushën e mbrojtjes” në javët e ardhshme është t’i sigurojë Ukrainës më shumë armë, tha Kuleba në një konferencë të përbashkët shtypi të hënën me kryeministren e Suedisë, Magdalena Andersson dhe ministren e jashtme, Ann Linde.

Sado e çuditshme që mund të tingëllojë, mënyra më e mirë për të shpëtuar jetë njerëzish, duke përfshirë jetën e civilëve, dhe për të shpëtuar nga shkatërrimi më shumë fshatra dhe qytete ukrainase, është t’i japim Ukrainës më shumë armë në mënyrë që të mund të zmbrapsim agresionin rus dhe ushtrinë ruse,” tha ai.

Kuleba falënderoi gjithashtu Suedinë për miratimin e një pakete të re ndihme për Ukrainën, e cila do të përdoret për rindërtim dhe mbrojtje.

LEXO EDHE:

Back to top button