Sulm terrorist në Jerusalem

Sulm terrorist në Jerusalem/ Një palestinez plagosi 8 persona, 5 janë shtetas amerikanë

Të paktën tetë persona janë plagosur pasi një person i armatosur hapi zjarr në një autobus pranë Murit Perëndimor në qytetin e vjetër të Jerusalemit, ndërsa 5 prej tyre janë identifikuar si amerikanë raportojnë mediat izraelite.

I dyshuari hapi zjarr teksa qytetarët po ktheheshin nga lutjet në vendin e shenjtë. Dy persona, mes tyre një grua shtatzënë, janë në gjendje kritike për jetën.

Policia izraelite tha se kishte arrestuar një të dyshuar për sulmin me armë zjarri disa orë pas sulmit që ndodhi jo shumë larg Murit Perëndimor, vendi më i shenjtë i lutjes për hebrenjtë. Autori thuhet të jetë një palestinez, banor i Jeruzalemit Lindor.

Në një deklaratë, kryeministri izraelit Yair Lapid u zotua se kushdo i përfshirë në sulm do të paguajë një çmim për çdo dëm ndaj civilëve

“Gjatë mbrëmjes forcat e sigurisë izraelite me ndihmën e “Yamam” Agjencia Kundër-Terrorizmit kanë qenë në ndjekje të autorit. Terroristi u vetëdorëzua gjatë orëve të mëngjesit në Policinë e Izraelit dhe po merret në pyetje. Dyshimet tona të para janë se autori është një agresor i vetmuar, banor i qytetit me rekorde të mëparshme kriminale.  Nga situata gjithkush duhet të kuptojë se nuk shpëton dot nga forca e ligjit nëse prek një qytetar izraelit. Bisedova me kryetarin e bashkisë sot në mëngjes dhe ai po vazhdon të përgatisë qytetin për festat e fundvitit. Jeruzalemi është i gjallë dhe plot turistë dhe ne do të vazhdojmë ta mbajmë të sigurt.”– tha kryeministri.

Të shtënat erdhën një javë pas përfundimit të një konflikti tre-ditor midis Izraelit dhe militantëve të Xhihadit Islamik në zonën e dendur me popullsi palestineze të Gazës.

Të paktën 49 palestinezë, duke përfshirë luftëtarë të Xhihadit Islamik dhe një numër fëmijësh, vdiqën në dhunën që përfundoi të dielën e kaluar pasi Egjipti negocioi një armëpushim. Që nga marsi, 19 persona — kryesisht civilë izraelitë brenda Izraelit — janë vrarë në sulme të ndryshme, kryesisht nga palestinezët. Më pas filloi edhe kundërsulmi izraelit./topchannel/

LEXO EDHE:

Back to top button