Sulmet ruse në Kharkiv, një viktimë dhe 30 të plagosur
Sulmet ruse në Kharkiv, një viktimë dhe 30 të plagosur
Një polic u vra sot pas sulmeve ruse në qytetin ukrainas të Kharkiv, ndërsa 26 anëtarë të forcave të sigurisë dhe katër civilë u plagosën.
Sipas mediave të huaja tre policë ndodhen në gjendje të rëndë, për shkak të plagëve të marra, ndërsa disa civilë janë lënduar.
Në sulmin rus u godit stacioni i policisë, u shkatërruan dy shtëpi dhe u dëmtuan rreth 20 ndërtesa dhe më shumë se 10 makina.