Sulmohen me thikë dy gra në Zvicër, dyshohet për sulm terrorist

Dy gra janë sulmuar gjatë pasdites të së martës në një Qendër Tregtare në Lugano të Zvicrës. Dyshimet para janë se dy gratë u sulmuan me thikë, ku autoritetet franceze e kanë quajtur si “sulm të pretenduar terrorist”.

Sipas policisë franceze njëra nga viktimat është plagosur rëndë por që është jashtë rrezikut për jetë.

“Më 24 nëntor, 2020 kishte një sulm të pretenduar terrorist ndaj disa njerëzve në një dyqan në Lugano. Në këtë kontekst, Prokuroria Publike Federale ka hapur një çështje penale”, thuhet në njoftimin e Policisë Federale në Zvicër.

Nga mediat atje raportohet se autorja është një femër, 28-vjeçare.

E dyshuara madje thuhet se ishte e njohur për policinë federale nga një hetim për “terrorizmin xhihadist” gjatë vitit 2017.

Catherine Maret, një zëdhënëse e policisë federale, tha se e dyshuara ishte e njohur për policinë” dhe “ishte paraqitur kohët e fundit në hetimet policore në lidhje me terrorizmin” , specifikisht xhihadizmi. Ajo nuk pranoi të komentojë më tej.

Ajo nuk pranoi të komentojë as mbi raportet e mediave zvicerane që tregojnë se sulmuesi bërtiti “Allahu Akbar” – ose “Zoti është i madh” – gjatë incidentit.

“Ne kemi nisur kontrollet dhe, bashkë me policinë e kantonit të Ticinos po përpiqemi të kuptojmë rrethanat e sulmit, përmes të cilave ndoshta edhe do të konfirmojmë motivin” ka thënë tutje Cathy Maret nga fedpol.

E prokuroria dhe policia janë duke kërkuar informacione për autoren e sulmit./Kosovapress/

LEXO EDHE:

Back to top button