Sulmoi bashkëshorten, arrestohet nga policia

Sulmoi bashkëshorten, arrestohet nga policia

Sektori për Punë të Brendshme -Tetovë njoftoi se gjatë ditës së djeshme ka privuar nga liria 39 vjeçarin T.M. nga një fshat i Tetovës i cili akuzohet për dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Policia punon në zbardhjen e rastit.

“Dje (12-shkurt) rreth orës 18:10, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë kanë privuar nda liria 39-vjeçarin T.M. nga një fshat i rrethit të Tetovës, i cili paraprakisht ishte raportuar nga bashkëshortja e tij 37-vjeçare se e kishte sulmuar fizikisht në shtëpinë e tyre familjare. Sipas raportit, ai gjatë sulmit kishte përdorë edhe mjete të forta. Pas dokumentimit të rastit ndaj T.M. do të ngritët parashtresë përkatëse”, njoftojnë nga SPB-Tetovë. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button