Sulmuesi francez nuk pranon rinovimin, gëzohet Bajerni

Njoftimet e fundit, sipas “Bild”, pohojnë se Markus Turam, u ka thënë jo drejtuesve të M’Gladbah për të rinovuar kontratën, e cila skadon në fund të sezonit aktual.

Kjo skemë do të thotë se bavarezët mund ta përfitojnë 25-vjeçarin pa shpenzuar asnjë kacidhe. Sipas “transfermarkt”, vlera e transalpinit shkon deri në kuotën e 32 milionë eurove.

Bayern’s Kingsley Coman, left, and Moenchengladbach’s Marcus Thuram challenge for the ball during the German Bundesliga soccer match between FC Bayern Munich and Borussia Moenchengladbach in Munich, Germany, Saturday, Aug. 27, 2022. (AP Photo/Matthias Schrader)

Bomberi i Mynshengladbahut po përjeton sezon fantastik me “Mëzat” (23 ndeshje, e përkthyer me 14 konkretizime e 4 asiste), pikërisht ky motiv ka bërë që Kan dhe Salihamixhiç ta vendosin në radar të Bajernit.

LEXO EDHE:

Back to top button