Sulmuesi i Shamberisë shkruan historinë ndaj Lionit

Skuadra e Olimpik Lioni nuk pati shumë probleme në Kupën e Francës. Skuadra e drejtuar nga Blank arriti të mposhtë shumë lehtë Shamberi-n me 3-0, një skuadër që luan në Ligën e Tretë të Francës.

Tregolëshi i Lakazetit shënoi një mbrëmje të veçantë për lojtarin, i cili megjithatë u la pjesërisht nën hije nga një lojtar tjetër. Pikërisht një sulmues që nuk luan për Lionin, por për Shamberin. Nasim Akrour dhe hyrja e tij në fushë bëri historinë e futbollit francez. Lojtari ka luajtur tashmë dy ndeshje në Kupën e Francës, por askush në moshën e tij nuk kishte luajtur ndonjëherë në raundin e 1/16-ave. Një lojtar që ka veshur fanella të rëndësishme si Le Havre, Grenoble dhe Troyes në karrierën e tij dhe që aktualisht po përjeton një lloj rinie të dytë.

“Për sa kohë që po argëtohem në fushë, dua të vazhdoj”, tha ai para ndeshjes.

Skena më kurioze e hyrjes së tij në fushë ishte gjesti i bërë nga 19-vjeçari Rajan Çerki. Lojtari i Lion-it, sapo pa Akrour të futej në fushë, nuk ka ngurruar të shkojë ta përshëndesë për të treguar respektin e tij. Dhe nuk ishte e vetmja. Kjo është arsyeja pse për të ishte vërtet një mbrëmje e veçantë, sikur të ishte kthyer pas në kohë. Ai ka shkëlqyer kryesisht në Ligue 2 ku shënoi gati 100 gola.

LEXO EDHE:

Back to top button