Sulmuesi kosovar siguron fitoren për Gras’hoperin

Reprezentuesi i Kosovës, Shkëlqim Demhasaj ka shënuar golin e fitores për Gras’hoperin. Në kuadër të xhiros së 18-të të kategorisë së dytë zvicerane, Gras’hopperi i famshëm fitoi 3:2 në udhëtim ndaj Vinterturit. Sulmuesi Demhasaj në lojë hyri në minutën e 70-të, ndërsa në minutën e 84-t realizoi për 3:2.

 

Demhasaj fitoi një top në zonë, kaloi portierin dhe shënoi për fitore. Për të ishte goli i gjashtë këtë edicion. 24-vjeçari ka luajtur për të rinjtë e Zvicrës, ndërsa e ka një paraqitje për Kosovën A. Është ftuar në disa ndeshje, por ka fituar rastin vetëm ndaj Maltës më 17 nëntor të vitit 2018.

LEXO EDHE:

Back to top button