Superderbi në çerekfinale të Kupës, Shkupi – Shkëndija

Në selinë e Federatës së Futbollit të Maqedonisë, pas hedhjes së shortit, u caktuan dyshet e çerekfinales. Fati deshi që kampioni aktual i Maqedonisë, FC Shkupi, të përballet me Shkëndijën në fazën më të hershme të eliminimeve të këtij kompeticioni, duke ditur faktin se skuadra tetovare kërkon kurorën e dysfisht në futbollin vendor.

Short më i lehtë është për Sileksin, që në terrenin vendas do të përballet me anëtarin e Ligës së Dytë, skuadrën e Vardarit. Ndërkohë mbrojtësi i titullin në Kupën e Maqedonisë, skuadra e Makedonija Gj.P., do të takohet me Akademia Pandevin. Ndërsa në Strugë, lideri aktual i Ligës së Parë, Struga Trim Lum do të sfidojë skuadrën e Bregallnicës.

Ndeshjet e çerkfinales do të zhvillohen më 9 nëntor, në orën 13.00. Sfidat e gjysmëfinales janë caktuar për 5 prill të vitit 2023, ndërsa finalja e madhe do të zhvillohet në muajin maj.

KUPA – DYSHET E ÇEREKFINALES

Sileksi – Vardari

Makedonija Gj.P. – Akademia Pandev

FC Shkupi – Shkëndija

Struga Trim Lum – Bregallnica

LEXO EDHE:

Back to top button