Superkupa e Spanjës, mund të zhvillohet në Arabinë Saudite

Superkupa e Spanjës mund të ndryshojë vend dhe të zhvillohet në Arabinë Saudite. Tifozët nuk janë të lejuar në këto stadiume, andaj klubet e shohin më të arsyeshme. Sipas të përditshmes “Marca”, nga 13 deri në 17 janar 2021, ndoshta do mbahet Superkupa, por jo në Spanjë. Shorti ende nuk është hedhur, por janë pjesëmarrëse katër skuadra, pra Real Madridi, Barcelona, Atletik Bilbao dhe Real Sosiedadi.

Madridi dhe Barcelona ishin kampion dhe nënkampion edicionin e kaluar, derisa Atletik Bilbao dhe Real Sosiedad arritën në finalen e Kupës së Mbretit, ndeshje që ende nuk është zhvilluar. “Los Blancos” edicionin e kaluar arritën të dalin fitimtar në këtë trofe duke mposhtur rivalin lokal, Atletiko Madridin përmes penalltive.

LEXO EDHE:

Back to top button