Suspendohet polici Filip Cvetanovski, MPB i ngrit kallëzim penal

Suspendohet polici Filip Cvetanovski, MPB i ngrit kallëzim penal

Gazetar: Adrian Kerimi
Alsat mëson zyrtarisht se polici i përfshirë në grupin e huliganëve në dhunën e 14 nëntorit në Kumanovë Filip Cvetanovski është suspenduar nga puna.
Në qëndrimin e MPB-së dhënë për Alsat thuhet: “Mbi bazën e kallëzimit penal, Departamenti për kontroll të brendshëm në MPB ka miratuar propozimin për vërtetimin e përgjegjësisë disiplinore me largimin nga vendi i punës deri përfundimin e procedurës, respektivisht suspendimin e tij”.
Nga MPB thonë se dje në orët e vona të gjitha kallëzimet penale të SPB Kumanovë i janë dorëzuar Prokurorisë Themelore Publike./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button