Taipi, huazim për 6 muaj në futbollin hungarez

Alban Taipi në sezonin pranveror do të luajë për një klub tjetër hungarez. Sulmuesi nga Maqedonia e Veriut ka kaluar në formë huazimi te skuadra e Szentlőrinc nga Szombathelyi Haladás ku ishte deri më tani.

“Kam ardhur në Szentlőrinc me shumë kënaqësi, kam dëgjuar shumë gjëra të mira për këtë klub. E di që janë mjaft të guximshëm për t’u dhënë mundësi lojtarëve të rinj të luajnë këtu dhe për mua në fazën aktuale të karrierës sime, gjëja më e rëndësishme është të luaj sa më shumë. Pres një sezon të vështirë, nëse japim maksimumin si ekip, atëherë do të jemi në gjendje të ngritemi sa më lartë në tabelë dhe të arrijmë objektivin tonë për të qëndruar në ligë. Unë gjithmonë dua të jap më të mirën time, përpiqem të ndihmoj ekipin e Szentlőrinc me gola dhe asistime”, ka thënë Alban Taipi.

Sulmuesi 19 vjeçar në futbollin hungarez u transferua gjatë verës së vitit 2022, ndërsa te skuadra e re do të luajë në huazim për 6 muaj./Sportmania/

LEXO EDHE:

Back to top button