Tajson Fjuri zgjedh sfidën me Agit Kabajellin

Tajson Fjuri ka vendosur që të përballet me Agit Kabajel më 5 dhjetor, në Londër, ku nuk do të lejohet prezenca e spektatorëve.

Ne duam të luftojmë me njërin, që është Kabajel dhe do i japim 24 orë për të nënshkruar kontratën ose do lëvizim. Është i pamposhtur dhe ka rekord. Ishte kampion i Evropës dhe është në ranglistën e VBC. Ai do e shikojë kontratën dhe ne jemi duke pritur. Ai ka 24 orë për të vendosur nëse do nënshkruajë dhe do e rikthejë ose do lëvizim. Është luftë, kontrata duhet nënshkruar,” ka thënë mes tjerash Fjuri.

Boksieri 28-vjeçar nga Gjermania, është i pamposhtur në 20 ndeshjet si profesionist, derisa një ndër fitoret ishte ndaj Derek Çisorës, në vitin 2017.

LEXO EDHE:

Back to top button