Takim urgjent i BE-së për shkak krizës në Bjellorusi – ALSAT-M


Liderët e Bashkimit Evropian do të mbajnë takim urgjent përmes videos të mërkurën në të cilin do të bisedohet për situatën rreth krizës në Bjellorusi, kur protestat po intensifikohen kundër rizgjedhjes kontestuese të presidentit Aleksandar Lukashenko.

“Njerëzit e Bjellorusisë kanë të drejtë të vendosin për ardhmërinë e tyre dhe lirisht ta zgjedhin liderin e tyre. Dhuna ndaj protestueseve është e papranueshme dhe nuk mund të lejohet”, publikoi në Tuiter kryetari i Këshillit të BE-së, Sharl Mishel.

Takimi duhet të fillojë në mesditë.

LEXO EDHE:

Back to top button