Takimi i liderëve: Kovaçevski me tre propozime, Mickoski më një

Takimi i liderëve: Kovaçevski me tre propozime, Mickoski më një

Burime nga Qeveria njoftojnë se kryeministri Dimitar Kovaçevski në takimin e liderëve do të parashtroj tre propozime. Pjesë e këtyre propozimeve është që partitë të unifikuara të qëndrojnë pas ndryshimeve kushtetuese.

“Partitë bashkë të qëndrojnë pas ndryshimeve kushtetuese dhe ardhmërinë evropiane të vendit, t’i votojnë në Kuvend. Propozimi i dytë është që menjëherë pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese të shpallen zgjedhjet si kompromis, që në fakt nënkupton vazhdimin e rrugës evropiane, bashkim rreth interesave strategjike të vendit”.
Derisa propozimi i liderit të VMRO-DPMNE-së është që ndryshimet kushtetuese menjëherë të vihen për votim në Kuvend, dhe meqë nuk do të ketë shumicë të nevojshme për miratim, të shpallen zgjedhjet e parakohshme.

LEXO EDHE:

Back to top button