Takimi Kurti dhe Vuçiq me shumë gjasë nesër

Me gjasë nesër do të ketë një takim në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq. Kështu tha zëdhënësi i Qeverisë Përparim Kryeziu për radion Evropa e Lirë.

Pavarësisht se ende nuk është bërë publike agjenda, takimi pritet të përqendrohet në uljen e tensioneve mes dy vendeve. Një ditë më pare zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano, tha se kanë ftuar kryeministrin e Kosovës dhe presidentin e Serbisë në një takim për të gjetur zgjidhje për targat ilegale serbe.

Që nga 1 nëntori kur Qeveria e Kosovës ka nisur zbatimit të planit për riregjistrimin e makinave me targa të paligjshme serbe, tensionet mes Kosovës dhe Serbisë janë rritur.Faza e parë e planit për targa përfshiu qortimin e shoferëve që ngasin makina me targa të paligjshme.

Sipas këtij plani, më 21 nëntor nis faza e dytë e cila parasheh gjoba prej 150 euro, për të gjithë vozitësit e makinave me targa ilegale serbe. Plani i Qeverisë parasheh që të gjitha makinat me targa serbe të konvertohen në targa të Kosovës, deri më 21 prill të vitit 2023.

LEXO EDHE:

Back to top button