Takohen Kurti dhe Limaj, por ende nuk dihet nëse kanë arritur ndonjë marrëveshje për daljen nga ngërçi politik

Takohen Kurti dhe Limaj, por ende nuk dihet nëse kanë arritur ndonjë marrëveshje për daljen nga ngërçi politik

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe udhëheqësi i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, janë takuar në një restorant në Prishtinë, por ende nuk dihet nëse kanë arritur ndonjë marrëveshje për daljen nga ngërçi politik. Më herët gjatë ditës, eksponentët e dy partive konfirmuan se ky takim do të mbahej, por nuk dhanë detaje për të. Takimi vjen teksa po afrohet afati i 26 korrikut – i vendosur nga Gjykata Kushtetuese, për konstituimin e përbërjes së re parlamentare të dalë nga zgjedhjet e shkurtit. Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se nëse nuk konstituohet Kuvendi i Kosovës deri më 26 korrik, afat i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, duhet të ketë pasoja juridike për deputetët. Ajo theksoi se janë duke përgatitur lëndën për interpretim kushtetues për krizën politike, dhe nëse nuk ka formim të institucioneve as gjatë këtij vikendi, atëherë në fillim të javës së ardhshme do ta dërgojnë çështjen në organin më të lartë juridik të vendit. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button