Tanzania lufton kundër COVID-19 me “terapinë me avull”

Qeveria e Tanzanisë, vendi që ndodhet në brigjet e Oqeanit Indian në Afrikën Lindore luftën kundër koronavirusit e zhvillon me “terapi me avull”, transmeton Anadolu. Ministri i Pushtetit Lokal të Tanzanisë, Suleiman Jafo në një deklaratë për media tha se kanë provuar metoda tjera për të luftuar COVID-19 si terapia me avull dhe konsumimi i më shumë pemëve dhe perimeve.

“COVID-19 nuk ka vend në shtetin tonë. Ne largojmë virusin duke përdorur terapinë me avull dhe duke konsumuar pemë dhe perime”, deklaroi ai.

Duke theksuar se terapia me avull përbëhet edhe prej disa bimëve, Jafo tha se kjo metodë është mënyra më e mirë për të neutralizuar virusin. Jafo gjithashtu këshilloi qytetarët të konsumojnë më shumë ushqime si hudhër, xhenxhefil, shalqi, portokaj dhe limon për ta forcuar sistemin e tyre imunitar.

Ekspertët thonë se metoda e terapisë me avull nuk ka asnjë provë shkencore në efektivitetin e saj. Presidenti i shtetit Magufuli është kundër vaksinave të COVID-19 Presidenti i Tanzanisë, John Magufuli në një fjalim të mbajtur më 27 janar paralajmëroi popullin e tij kundër vaksinave të COVID-19 të prodhuara nga shtetet e huaja.

Ai tha se në shtetin e tij nuk ka pandemi të COVID-19. “Vaksinat janë të rrezikshme. Nëse njerëzit e bardhë do të mund ta gjenin vaksinën ata do ta kishin gjetur vaksinën edhe kundër AIDS-it, vaksinën kundër tuberkulozit dhe vaksinën kundër malaries”, tha Magufuli.

Magufuli më herët kishte thënë se fshehurazi ka dërguar kafshë, fruta dhe vajra në laborator duke u dhënë emra njerëzish dhe se rezultatet e një bime dhe një dhie kishin dalë pozitiv.

Tanzania, e cila nuk publikon numrin e rasteve me COVID-19, ishte vendi i parë që bleu ilaçin bimor kundër COVID-19 e zhvilluar në Madagaskar.

LEXO EDHE:

Back to top button