Targat, DASH shpreson në zgjidhje ditëve në vijim

Targat, DASH shpreson në zgjidhje ditëve në vijim

Shtetet e Bashkuara thanë se shpresojnë që Kosova dhe Serbia të zgjidhin çështjen e targave në mënyrë paqësore “gjatë ditëve në vijim”. Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price, tha se si i dërguari i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, por edhe sekretari i Shtetit, Antony Blinken, janë të angazhuar që Kosova dhe Serbia të zgjidhin mosmarrëveshjet. Zëdhënësi i DASH-it përsëriti se SHBA-ja mbështet dialogun për normalizimin e raporteve midis Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

“Mesazhi ynë ka qenë i qëndrueshëm. Ne mbështesim plotësisht dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Prandaj, i dërguari ynë, Gabriel Escobar, ishte në Prishtinë dhe Beograd për të mbështetur këtë proces. Siç e dini, vetë sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka qenë jashtëzakonisht i angazhuar në këtë çështje. Ai ka biseduar edhe me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, edhe me kryeministrin e Kosovës kosovar, Albin Kurti, më herët gjatë këtij muaji. Ai theksoi mbështetjen tonë për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë që lehtësohet nga BE-ja. Ai i inkurajoi palët që të vazhdojnë angazhimin konstruktiv për të siguruar paqe dhe stabilitet në mbarë rajonin”, deklaroi Ned Price, Zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button