Të dielën zhvillohen sfidat në Ligën e Parë dhe të Dytë

Tragjedia që ndodhi në Tetovë, ka detyruar drejtuesit e futbollit vendor që ndryshojnë terminin e sfidave të Ligës së Parë dhe të Dytë, të planifikuara për tu zhvilluara gjatë ditës së shtunë. Të gjitha ndeshjet që janë planifikuar gjatë ditës së shtunë, janë shtyrë për ditën e diel. Liga e Parë do të zhvillojë sfidat e javës së 6-të, ndërsa ajo e Ligës së Dytë do të ketë ndeshjen e raundit të tretë.

Ndërkohë Federata e Hendbollit të Maqedonisë, vendosi që të anulojë nisjen e sezonit të ri. Të gjithë ndeshjet e javës së parë, të cilët ishin caktuar për sot, janë pezulluar.

LEXO EDHE:

Back to top button