Të gjithë ngrenë duart për shtetësinë e ish politikanit pro rus, edhe Kovaçevski shfajëson veten

Të gjithë ngrenë duart për shtetësinë e ish politikanit pro rus, edhe Kovaçevski shfajëson veten

Gazetar: Adrian Kerimi

Kryeministri Dimitar Kovaçevski shfajëson veten dhe Qeverinë nga vendimi mbi bazën e të cilit u pajis me shtetësi të Maqedonisë kontroversi ukrainas ish deputeti Oleksander Onishçenko. Kovaçevski thotë se vendimi i Qeverisë bazohet në mendimet pozitive të institucioneve përkatëse, duke pretenduar në mendimin e ASK-së dhe drejtorit të saj, Viktor Dimovski.

“Në bazë të mendimeve pozitive kanë marrë vendim ministrat. Në këtë rast për shkak se të gjitha dokumentet ishin pozitive nga institucionet, u morr vendim pozitiv. Lidhur me atë se si është ardhur deri te ato mendime, unë kam kërkuar nga disa institucione të përgatisin raport se si është zbatuar procedura”, deklaroi Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

Për shkak se Dimovski është caktuar edhe për ambasador në Paris dhe ndërkohë nuk lëshon ulësen e kreut të ASK-së, kryeministri i bëri thirrje kreut të Komisionit për politikë të jashtme në Kuvend, Antonio Milloshoski të thërret në llogaridhënie Dimovskin në cilësinë e ambasadorit të nominuar. Sipas tij kjo do të ishe mënyrë më transparente e mundshme për zbardhjen e këtij skandali. Ndërkohë për të mërkurën është ftuar kreu i ASK-së, Dimovski të referojë në Komisionin për mbikëqyrjen e punës së ASK-së dhe AI-së.

“Të mërkurën në orën 12:00 kemi thirrur mbledhje urgjente të Komisionit për mbikëqyrjen e punës së ASK-së dhe AI-së lidhur me zhvillimet e fundit. Është ftuar njeriu aktual i kësaj situatë, Viktor Dimovski që është më i thirrur për këto zhvillime, të na tregon argumentet e tij se si është bërë verifikimi i sigurisë për personin Oleksander Onishçenko”, tha Lupço Prenxhov, Kryetar i Komisionit për mbikëqyrjen e punës së ASK-së dhe AI-së.

Onishçenko si person i padëshiruar për SHBA-të për shkak të ndikimit në zgjedhjet presidenciale, i përfshirë në rrjetin rus të ndikimit, i afërt me Moskën dhe i arratisur nga vendi i tij për shkak të dyshimeve për shpëlarje parash me vlerë prej mbi 100 milion euro, arriti të kalojë filtrat e këtij institucioni dhe të marrë vlerësim pozitiv si person me biografi të pastër dhe i denjë për shtetësi. Aplikimin për shtetësi Onishçenko e kishte bërë në vitin 2021, ndërsa statusin shtetas e morri falë vendimit të Qeverisë në maj të vitit 2022./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button