“Të jesh shok skuadre i Maks Vershtapenit te Red Bulli është puna më e keqe”

Serxhio Perez është një nga tre emrat e rinj në startin e sezonit 2026, në epokën e re të Formulës 1. Meksikani, me gjashtë fitore dhe 39 podiume në kategorinë mbretërore, rikthehet si transferimi i madh i skuderisë “Kadillak”, ku do të ndajë ekipin me finlandezin Valteri Botas. Edhe pa u parë ende performanca e ekipit të ri amerikan, Perez ka tërhequr vëmendjen duke reflektuar mbi fazën e tij të fundit në F1. Ai ishte i lidhur me “Red Bull”-in për katër sezone, duke përjetuar momente lavdie si fitoret në Monako dhe Baku, mbrojtjen epike ndaj Hamiltonit në “Yas Marina”, por edhe periudha shumë të vështira që çuan në largimin e tij në vitin 2024.

“Të jesh shok skuadre i Maks Vershtapenit te Red Bulli është puna më e keqe që ekziston në Formula 1”, tha Perez në podkastin “Cracks”.

Një deklaratë befasuese, pasi marrëdhënia e tij me Maksin është shumë e mirë, edhe pse sfiduese. Në thelb, gjithçka sillet rreth Vershtapenit.

“Herën e parë që u ula me Kristian Hornerin, ai më tha se ‘ne garojmë me dy makina sepse duhet të garojmë me dy makina, por projekti është i Maksit’”, shpjegon Perez.

Një fjali e fortë, që tregon mënyrën se si funksionon struktura e “Red Bull”-it në Milton Kejns dhe mbështetja totale për holandezin. Diçka që e çoi Perezin nga momente shumë të mira në periudha të vështira.

“Në simulator isha më i shpejtë se Maksi, shkoja në gara duke menduar se mund të fitoja dhe drejtoja në mënyrë automatike, pa menduar se si ta ngisja makinën”, thotë ai.

LEXO EDHE:

Back to top button