“Të jetosh ne qiell”, njihuni me çiftin që kanë vizituar thuajse 1000 aeroporte në botë

“Të jetosh ne qiell”, njihuni me çiftin që kanë vizituar thuajse 1000 aeroporte në botë

Një çift britanik duket se ka zgjedhur mënyrën më të bukur për të jetuar, udhëtimin. 62-vjeçari Alan Forbes dhe 44-vjeçarja Agnes kanë vizituar më shumë se 950 aeroporte në mbarë botën dhe kanë veçuar pesë prej tyre.

Siç shkruan gazeta britanike “Daily Mail”, çifti është vazhdimisht me një valixhe në dorë, duke zgjedhur të njohë nga afër aeroportet më të vogla dhe më të largëta. Për të mos humbur kohë duke pritur për çantat e tyre dhe, mbi të gjitha, për të qenë në gjendje të fokusohen në fluturimin e radhës, ata ndjekin me nderim taktikën e mëposhtme: marrin vetëm një çantë dore secili.

Agnes ka vizituar gjithsej 442 aeroporte, ndërsa Alan, i cili ka nisur shumë më herët, ka vizituar 955, shkruan gazeta britanike. “Shumica e ndalesave që bëmë në një fluturim ishin në Norvegjinë Veriore. Bëmë gjashtë ndalesa dhe ndërruam avion vetëm një herë.

Pas 11 shtatorit 2001, kur ndodhën sulmet terroriste në Kullat Binjake në SHBA, çifti nuk u shmang nga frika e “sulmeve” të mundshme në të ardhmen, por përkundrazi mori një leje ajrore dhe vizitoi 36 aeroporte amerikane në nëntë ditë.

“Patëm disa momente qesharake kur mbërritëm papritur në Tijuana, pasi kaluam kufirin nga San Diego. Gjysmë ore më vonë, ishim në një avion për në Culiacan, i cili më vonë mësuam se është një nga qytetet më të mëdha të trafikut të drogës në Meksikë.

Për dy britanikët, nga 955 aeroporte që kanë vizituar tashmë, pesë janë ata që u dalluan për bukurinë e tyre dhe shpjegojnë pse u lanë kaq shumë përshtypje.

  1. Mestia, qytet malor në Gjeorgjinë veriperëndimore, i rrethuar nga një peizazh malor.
  2. Pope Westry, një ishull i Mbretërisë së Bashkuar dhe konkretisht i kompleksit të ishullit Orkney. Është plot me “peizazhe të bukura” dhe është gjithashtu i famshëm për fluturimin më të shkurtër komercial në botë nga Westri, kjo sepse zgjat më pak se 2 minuta!
  3. Potosi, qytet në Bolivi. Ishte aeroporti tregtar më i lartë në botë përpara se Kina të vidhte titullin.
  4. Svolvaer,në Ishujt Lofoten të Norvegjisë. Aeroporti është në një “lokacion të mahnitshëm”.
  5. Kastelorizo, aeroporti ka një pistë të vogël, në një nga ishujt grekë më të bukur dhe më të largët.

LEXO EDHE:

Back to top button