Të shtëna masive në Monterey Park të Kalifornisë, raportohet për të plagosur

Të shtëna masive në Monterey Park të Kalifornisë, raportohet për të plagosur

Të shtëna me armë në një qytet të Kalifornisë. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në qytetin Monterey Park, afër Los Angelosit, duke lënë të plagosur disa persona. Mijëra njerëz ishin mbledhur më herët në qytet për festivalin e Vitit të Ri Hënor. Ende nuk është e qartë se sa njerëz janë qëlluar apo nëse dikush ka vdekur.

Videot në rrjetet sociale treguan një prani të madhe policie në zonë. Festivali vjetor i Vitit të Ri Hënor është një ngjarje gjatë fundjavës që ka tërhequr më parë turma prej më shumë se 100,000 vizitorësh. Festimet e së shtunës mbrëma ishin planifikuar të përfundonin në orën 21:00 me kohën lokale. /abcnews.al

 

LEXO EDHE:

Back to top button