Të shtëna në Haraçinë nga një automjet në lëvizje, një person i plagosur
Të shtëna në Haraçinë nga një automjet në lëvizje, një person i plagosur
Incident i armatosur në Haraçinë të Shkupit. Siç njoftoi Ministria e Brendshme një person është plagosur me armë zjarri. “Në një kafene në fshatin Haraçinë nga një makinë në lëvizje F.M ka gjuajtur në drejtim të D.R, por e ka plagosur babanë e tij”, thuhet në njoftimin e MPB-së. Personit me inicialet S.A i është dhënë ndihma mjekësore nga Urgjenca. MPB thotë se po merren masa për zbardhjen e rastit. Ndërkohë jozyrtarisht mësohet se personi që ka shtënë me armë zjarri është Faruk Masllani, i cili kohë më parë u fal nga presidentja Gordana Siljanovska Davkova, gjë që shkaktoi reagime të shumta në opinion. /Alsat.mk