Të shtënat në Indiana, dy të vdekur dhe disa të tjerë të plagosur

Të paktën dy persona kanë vdekur pasi policia në Goshen, Indiana tha se “shumë njerëz” u qëlluan me armë të shtunën pasdite.

Departamenti i Policisë së Goshen nuk specifikoi në një postim në Facebook numrin e njerëzve të qëlluar, por tha se shumë njerëz u transportuan në spitalet lokale pas një të shtëna në anën jugore të qytetit, shkruan FoxNews.

Një nga viktimat që u transportua në spital është deklaruar i vdekur. Një tjetër viktimë ka ndërruar jetë në vendngjarje, tha policia.

“… Bazuar në informacionin që policia ka marrë, nuk besohet se ka ndonjë rrezik për publikun lidhur me këtë incident. Ky është një hetim në vazhdim, kështu që nuk ka detaje të tjera për momentin”, ka bërë të ditur policia.

LEXO EDHE:

Back to top button