Tejkalimi i shpejtësisë, shqiptohen 144 gjoba në autostradën Shkup-Kumanovë dhe magjistralen Haraçinë-Kumanovë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë 24 orëve të fundit në autostradën Shkup Kumanovë dhe magjistralen Haraçinë-Kumanovë ka shqiptuar 144 sanksione për tejkalim të shpejtësisë së lejuar në trafik. Prej tyre, 84 kanë tejkaluar shpejtësinë e lejuar jashtë zonës së vendbanimit, kurse 60 brenda zonave të vendbanimit, transmeton Alsat. Ndërsa në rajonine Shkupit, brenda 24 orëve MBP ka shqiptuar 160 gjoba për shkelje të rregullave në trafik, 44 prej tyre për tejkalim të shpejtësisë.

LEXO EDHE:

Back to top button