Ten Hag: Situata në ‘Old Traford’ nuk është e mirë, kemi shumë punë !

Erik Ten Hag është zotuar të rrisë standardet te Mançester Junajtedi, pas sezonit të tmerrshëm të klubit në sezonin 2021-2022. “Djajtë e Kuq”, konfirmuan holandezin Ten Hag, si trajnerin e ri. Holandezi zëvendësoi zyrtarisht trajnerin e përkohshëm Ralf Rangnik, pas ndeshjes së fundit të sezonit, gjatë ditës së diel. Ish-trajneri i Ajax-it ishte i pranishëm në “Selhurst Park” teksa “Djajtë e Kuq” pësuan një humbje 1-0 ndaj Kristal Pallas.

“Së pari, pranoni situatën aktuale, por kini parasysh se një vit më parë, ky klub, ky ekip ishte i dyti në Premier Ligë” tha mes tjerash Ten Hag, në intervistën e tij të parë zyrtare si trajner i Mançester Junajted për “MUTV”.

“Ka potencial dhe tani na takon ne ta nxjerrim atë. Është një proces, do të marrë kohë, por jam i bindur se do të arrijmë në atë pikë ku të arrijmë suksese. Duhet të punojmë shumë dhe të bazohemi në filozofinë dhe strategjinë e duhur,” tha mes tjerash Ten Hag.

Holandezi dëshiron që “Djajtë e Kuq” të rikthehen në lojën e “futbollit fantastik” duke kërkuar maksimumin absolut nga çdo anëtar i skuadrës së tij.

“Duam t’i bëjmë tifozët krenarë. Së dyti, sigurisht që jemi në këtë moment, situata aktuale nuk është e qartë se nuk është aq e mirë,” tha në fund trajneri holandez.

LEXO EDHE:

Back to top button