Ten Hag thyen heshtjen për largimin e Ronaldos nga Junajtedi

Erik ten Hag më në fund ka thyer heshtjen në raport me largimin e Kristiano Ronaldos nga Man. Junajtedit.  Trajneri holandez, Ten Hag ishte një nga arsyet kyçe që shtyu Kristiano Ronaldon të largohej nga “Old Traford”-i.  Kështu së paku kuptohej nga intervista e CR7.

Përkundër intervistës së Ronaldo, ku lojtari sulmoi trajnerin Ten Hag me disa kritika, trajneri s’kishte komentuar asgjë. Së fundmi, ai nuk mund t’i shmangej pyetjes, andaj dha një përgjigje.

“Ai iku dhe tani i përket së kaluarës. Ne tani po shohim përpara, jemi duke parë për të ardhmen”, ”, ka thënë Ten Hag, i pyetur për largimin e CR7.

Ronaldo lidhet me një kalim të mundshëm në Arabinë Saudite, por s’ka akoma diçka zyrtare. Aktualisht, lojtari është në Katar, me kombëtaren e Portugalisë.

LEXO EDHE:

Back to top button