Tenisti i “gjeneratës së re”, i destinuar të shkëlqejë në këtë sport

Tenisti 19-vjeçar danez Holger Rune është shpallur fitues i turneut Masters të Paris-Berci. Ai mposhti në finale ish-numrin 1 në botë Novak Gjokoviç me rezultatin 2-1 nw sete ose 3-6, 6-3, 7-5 nw geme. Një triumf ky që konfirmon se një brez i ri tenistësh po vjen dhe po nxjerr në pension yjet e këtij sporti.

Një finale që nisi më mirë për serbin, që fitoi setin e parë, por më pas erdhi përmbysja e danezit, që luante për herë të parë në një finale Masters. Rune nuk zhgënjeu as në setin final, ku triumfoi në “tie break” ndaj Gjokoviçit, duke qenë gjakftohtë në fushë.

Holger Rune bëhet tenisti i dytë më i ri që triumfon në Paris që nga viti 1986, kur fitonte 18-vjeçari Boris Beker. Falë këtij triumfi, më i rëndësishmi në karrierë për të, danezi ngjitet në vendin e 10-të të renditjes botërore.

LEXO EDHE:

Back to top button