Tentativa e dytë për atentat ndaj Trump, autori qëndroi 12 orë i fshehur në shkurre

Tentativa e dytë për atentat ndaj Trump, autori qëndroi 12 orë i fshehur në shkurre

Detaje të reja janë bërë publike nga tentativa e dytë për atentat ndaj ish-presidentin Donald Trump. Sipas dokumenteve, të cilat janë paraqitur në gjykatë, nga të dhënat telefonike është zbuluar se i dyshuari mund të ketë qëndruar në pritje për gati 12 orë të shtunën.

Më pas, shërbimi Sekret hapi zjarr pasi njëri prej agjentëve pikasi grykën e pushkës që dilte nga shkurret të dielën, mbi 300 metra pranë fushës ku ish-presidenti po luante golf. Fatmirësisht askush nuk u lëndua.

Një gjykatë federate ngriti akuza për armëmbajtje ndaj Ryan Wesley Routh një ditë pasi ai u pikas ndërsa fshihej me një armë në shkurret përreth fushës së golfit të ish-presidentit në Florida.

Ndërkohë, djali i autorit të dyshuar thotë se babai i tij nuk është njeri i dhunshëm dhe as që e besonte se ai mbante armë. Në një prononcim të shkurtër për “DailyMail.com”, ai tha se dëgjoi nga media britanike për atentatin. “A është plagosur im atë? Është i lënduar?”, i tha ai gazetarit të “DailyMail.com” kur i telefonoi.

Megjithatë, befasoi me deklaratën në vazhdim: “Im atë e urren Trump-in, si çdo njeri i arsyeshëm. Edhe unë nuk është se e kam shumë qejf”. Por shtoi se nuk mund ta besonte që do të arrinte deri këtu.

LEXO EDHE:

Back to top button