Ter Stegen: Kërkojmë që të fitojmë trofe

Skuadra e Barcelonës bëri një rikthim të jashtëzakonshëm në ndeshjen e dytë gjysmëfinale ndaj Seviljës në Kupën e Mbretit, duke fituar 3-2 me rezultat të përgjithshëm. Katalunasit avancuan në finale pasi arritën të fitonin 3-0 në vazhdime ndaj Seviljës, edhe pse sfida e parë u humb me rezultat 0-2. Portieri Andre Ter Stegen ishte njëri ndër lojtarët kryesor në fitoren e djeshme, pasi priti penalltinë e Lukas Okampos.

 

 

“Ishte një ndeshje shumë speciale dhe mentaliteti ka qenë thelbësor për këtë rikthim të madh. Ne dëshirojmë të fitojmë trofe. Kjo fitore ishte shumë e rëndësishme, do të na ndihmojë neve shumë. Ishte sigurisht qëllimi ynë, jemi të lumtur që kemi arritur në finale,” tha mes tjerash Ter Stegen. Blaugrana do të ndeshen me Atletik Bilbao ose Levanten, në finalen e 17 prillit.

LEXO EDHE:

Back to top button