Tërhiqet njëri nga favoritët kryesor në Uimbledon, shkaku i koronavirusit

Tenisti Italian, Mateo Beretini u detyrua të tërhiqej nga turneu në “Uimbëlldon”, pasi mori rezultat pozitiv në testin e fundit për “Covid-19”. Ai do të zëvendësohet në shortin kryesor nga suedezi Elias Imer. Lajmin e ka postuar finalisti i vitit të kaluar në llogarinë e tij në “Instagram”.

“Me zemër të thyer njoftoj se po tërhiqem nga Uimbëlldoni. Ditët e fundit kam pasur simptoma gripi dhe kam qenë në izolim. Mund të luaja, por vendosa të bëj një test para ndeshjes, për të mos rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë. Nuk mund ta përshkruaj sa i zhgënjyer jam. Ëndrra ka përfunduar për këtë vit, por unë do të kthehem edhe më i fortë. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen”, ka shkruar Beretini.

Italiani këtë vit kishte 9 fitore në 9 ndehshjet e zhvilluara në terrenin me barë dhe ishte një nga favoritët kryesorë për titull. Të njëjtin fat e kishte edhe tenisti më i mirë kroat, Marin Çiliç.

LEXO EDHE:

Back to top button