Tërmet i fuqishëm 6.9 në Ishujt Solomon, paralajmërim për cunami

Tërmet i fuqishëm 6.9 në Ishujt Solomon, paralajmërim për cunami

Një tërmet i fortë me magnitudë 6.9 u regjistrua në brigjet e Ishujve Solomon, në jug të Oqeanit Paqësor në orën 13:03 me orën lokale, ose 03:03 me orën tonë, ndërkohë që është lëshuar një paralajmërim për cunami.

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar Italian i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (Ingv) dhe shërbimi i monitorimit gjeologjik amerikan Usgs, tërmeti kishte një epiqendër rreth 12 km në thellësi dhe një 20 km nga bregu perëndimor i ishullit Guadalcanal.

Për momentin nuk ka informacione për dëme në njerëz apo sende. Qendra e Paralajmërimit të Tsunamit të Paqësorit (PTËC) ka lëshuar një alarm për valë të mundshme anormale në brigjet e Solomonëve brenda 300 km nga epiqendra e tërmetit.

LEXO EDHE:

Back to top button