Tërmeti në Indonezi: Të paktën 162 persona humbën jetën pas tërmetit me magnitudë 5.6 në Java Perëndimore

Tërmeti në Indonezi: Të paktën 162 persona humbën jetën pas tërmetit me magnitudë 5.6 në Java Perëndimore

Të paktën 162 persona janë vrarë pas një tërmeti në Indonezi, sipas guvernatorit të Java-s Perëndimore.

Qindra janë plagosur dhe mbi 13,400 janë zhvendosur nga tërmeti me magnitudë 5.6, tha guvernatori Ridwan Kamil.

Herman Suherman, një zyrtar i qarkut nga Cianjur, i tha Kompas TV, përpjekjet për evakuim po pengoheshin nga rrëshqitjet e dheut në disa vende. Shumë njerëz u lënduan sepse u goditën nga ndërtesat e shembura, sipas Agjencisë Kombëtare të Zbutjes së Fatkeqësive, ndërsa disa banorë kanë ngelur të bllokuar në rrënoja.

Njëzet e pesë persona u gjetën mes rrënojave dhe kërkimet do të vazhdojnë gjatë gjithë natës.

Mjete të rënda janë përgatitur për të evakuar njerëzit. Energjia elektrike në zonë ishte ndërprerë, duke ndërprerë komunikimet./sky.com

LEXO EDHE:

Back to top button