Qyteti i Shkupit do të dërgojë ndihma për të prekurit nga tërmeti në Izmir

Qyteti i Shkupit do të dërgojë ndihma për të prekurit nga tërmeti që goditi qytetin turk Izmir. Lajmi u konfirmua nga kreu i qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, i cili në Facebook duke shpërndarë një fotografi ku shkruhej “Shkupi e di, Shkupi bashkëndjen” njoftoi se të hënën Këshilli do të mblidhet për të diskutuar për ndihmat që do të dërgohen drejt Izmirit.

“Shkupi është një qytet që mban mend. Solidariteti është vlera jonë më e lartë. Të hënën, Këshilli i Qytetit të Shkupit do t’u dërgojë ndihmë të prekurve në Izmir dhe deri atëherë, mendimet tona janë me njerëzit nën rrënoja dhe ekipet e shpëtimit”, thuhet në shkrimin e kreut të Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov.

Kujtojmë se një tërmet me magnitudë 6,6 ballë goditi Izmirin në Egjeun turk të premten, tërmet i cili ndodhi në ora 14:51 sipas kohës lokale (11:51 sipas kohët e Evropës Qendrore) në një thellësi prej 16,54 kilometrash.

Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) në Turqi informoi se numri i jetëve të humbura është rritur në 39, ndërsa mbi 885 të tjerë janë plagosur.

LEXO EDHE:

Back to top button