Tetë përballjet interesante, vëmendja te sfida Poloni-Shqipëri

Eliminatoret për “Euro 2024” do të vazhdojnë edhe sot me 8 ndeshje interesante. Të gjitha do të luhen në mbrëmje, në orën 20:45, ku vëmendja e popullit shqiptar është te sfida Poloni-Shqipëri.

“Kuqezinjtë” do të provojnë përsëri ëndrrën e tyre të madhe për t’u futur në kompeticionin më të rëndësishëm në Evropë për kombe. Ndeshje tjetër e grupit do të jetë Moldavi-Çeki, ku normalisht favoritë shihen çekët në këtë sfidë.

Franca dhe Hollanda do të luajnë sot sfidat e tyre të radhës. “Gjelat” do të përballen me Irlandën, ndërsa Holanda në shtëpi ndaj Gjibraltarit.  Përballje interesante pritet të jetë edhe ajo mes Malit të zi dhe Serbisë, edhe pse favorit shihen serbët, Mali i zi e ka treguar që nuk është një ekip i thjesht për t’u kaluar.

 

LEXO EDHE:

Back to top button