Tetovë: Nisin punimet në bulevardin “Bllagoja Toska”
Tetovë: Nisin punimet në bulevardin “Bllagoja Toska”
Kanë nisur zyrtarisht punimet për bulevardin “Bllagoja Toska” në Tetovë. Sipas planit, fillimisht do të rrënohen shtëpitë që kanë penguar ndërsa më pas do të vazhdojë faza tjetër e asfaltimit të rrugës deri tek Spitali Klinik i Tetovës. Kreu i komunës Bilall Kasami tha se punimet do të përfundojnë më së voni deri në tetor të këtij viti. Fillimi i punimeve erdhi pasi komuna tejkaloi mosmarrëveshjet me pronarët e shtëpive.
“Ne kemi marrëveshje me gjithë pronarët dhe opinioni e di se me njërin prej tyre është me vendim të gjykatës, por ne kemi treguar gatishmëri që edhe me to të kemi marrëveshje, por nuk ka pasur interesim, megjithatë ne kemi vendim të plotë të gjykatës. Se si do vazhdojnë ata njerëz më tutje pastaj ato janë çështje me të cilën duhet të merren organet tjera”, deklaroi Bilall Kasami, kryetar i komunës së Tetovës./Alsat.mk








