Texas dhe Misisipi heqin masat kufizuese, reagon Biden

Texas dhe Misisipi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë hequr detyrimin për të mbajtur maskën. Gjithashtu autoritetet kanë hequr masat kufizuese duke i lejuar bizneset të veprojnë me kapacitet të plotë duke filluar nga e mërkura.

Lajmi u njoftua nga guvernatorët republikanë Greg Abbott dhe Jonathan Tate Reeves, duke sfiduar paralajmërimin e lëshuar nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) për të mos humbur vigjilencën dhe kujdesin për t’u mbrojtur në asnjë moment.

Për këtë vendim reagoi ashpër Presidenti Joe Biden. “Nuk është koha për të marrë vendime të tilla”, tha Presidenti.

LEXO EDHE:

Back to top button