Thaçi: Të pagjeturit, turpi i ndërkombëtarëve


Në ditën ndërkombëtare të të zhdukurve Kosova nuk di asgjë për fatin e mbi 1600 personave. Familjarët thonë se shpresa e vetme mbeten bisedimet politike me Serbinë. Presidenti i Kosovës, çështjen e të pagjeturve e ka quajtur si turp të bashkësisë ndërkombëtare.

“Bashkësia ndërkombëtare duhet t’i shfrytëzojë të gjitha mjetet që ka në dispozicion për t’i bërë presion Serbisë dhe për ta zbardhur fatin e të pagjeturve dhe çdo krim të kryer në Kosovë. Nuk do të ndalemi asnjëherë së kërkuari drejtësi për çdo viktimë, për çdo të zhdukur, për çdo familje”, ka shkruar Thaçi.

Institucionet dhe përfaqësues të familjarëve, konsiderojnë se adresa për zgjidhje është Beogradi, që nuk po bashkëpunon në dhënien e informatave për lokacionet.

Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për Persona të Pagjetur thotë se Serbia i jep informatat vetëm pas një presioni ndërkombëtar.

“Vetëm me një presion të bashkësisë ndërkombëtare Serbia mund të jetë më e gatshme të ofrojë informatat mbi të cilat ne do të mund do të mund të mësonin fatin dhe vendndodhjen e 1640 personave që vazhdojnë të jenë të zhdukur”, deklaroi Kushtrim Gara, Komisioni Qeveritar për Persona të Pagjetur.

Deputetja Saranda Bogujevci thotë se Kosova nuk duhet të negociojë me Serbinë në mënyrë të barabartë për këtë çështje, meqë siç thekson ajo, Serbia ka qenë agresori.

“Kosova nuk guxon të negociojë rreth çështjes së personave të pagjetur në formë të barabartë me Serbinë, duhet ta mendojmë që Serbia ka qenë agresori, është shteti që duhet të jap përgjegjësi, që i ka informatat që duhet t’i ndajë me ne”, u shpreh Saranda Bogujevci, deputete.

Sipas Latfi Mehmetit, kryetar i Shoqatës për Persona të Zhdukur “Përkorë”, tash e dy dekada çështja e të pagjeturve në Kosovë nuk është marrë seriozisht.

“Nëse bëhet një marrëveshje finale, pikë e parë e marrëveshjes finale duhet të jetë zbardhja e fatit të personave të zhdukur dhe kompensimi i dëmeve të luftës”, tha Latfi Memeti, Kryetar i Shoqatës për Persona të Zhdukur “Përkorë”.

Zëvendësdrejtoresha e Institutit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës dhe ekspertja e EULEX-it, Tarja Formisto, tha se sikur familjarët e të gjithë personave të pagjetur t’i jepnin mostrat e gjakut, deri në 20 persona të pagjetur do të mund të identifikoheshin me anë të ADN-së. Për çështjen e të pagjeturve është biseduar në dy takimet e fundit mes Kosovës dhe Serbisë.

Alsat

LEXO EDHE:

Back to top button