Thatësira zbulon qytetin mijëravjeçar

Thatësira zbulon qytetin mijëravjeçar

Thatësira është një problem që prek pjesën më të madhe të botës. Mungesa e reshjeve përfaqëson një problem të madh për botën tonë. Por, nga ana tjetër, ka sjellë edhe mundësinë për të zbuluar mbetjet e një qyteti nga epoka e Perandorisë Mittani, rreth 3400 vjet i vjetër dhe i vendosur në Lumin Tigër. Një vendbanim që doli nga rezervuari në Mosul, Irak, në fillim të këtij viti, kur një thatësirë e madhe bëri që niveli i ujit në vend të bjerë ndjeshëm. Më pas, ujërat u tërhoqën dhe u zbulua prania e asaj që mund të ishte Zakhiku i lashtë, një qytet i madh me ndërtesa mbresëlënëse dhe që besohet të ketë qenë një qendër e shquar e Perandorisë Mittani, afërsisht midis viteve 1550 dhe 1350. Në një kohë të shkurtër, studiuesit hartuan pjesën më të madhe të qytetit, duke gjetur një pallat, një fortifikim masiv me mure e kulla dhe një ndërtesë e madhe si magazinë./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button