“The Best” nga FIFA, Mesi barazon rekordin e Ronaldos

Paradë “yjesh” të futbollit në Paris, ku u organizua ceremonia e ndarjes së çmimeve të edicionit të shtatë të “The Best FIFA Football Aëards”.

Kishte shumë çmime për t’u rrëmbyer, por, kuptohet, në qendër të vëmendjes është çmimi “Lojtari më i mirë” për të cilin janë në garë Karim Benzema, Kilian Mbape dhe Lionel Mesi.

Messi tani ka fituar dy çmime ‘The Best’, që do të thotë se ai është i barabartë me Robert Levandovskin dhe rivalin e tij të vjetër Kristiano Ronaldon, të cilët gjithashtu janë nderuar dy herë.

 

Lionel Messi mposht dyshen franceze

Lionel Messi është “Lojtari më i mirë i FIFA-s” për vitin 2022. Argjentinasi, kampion bote në “Katar 2022”, sikurse pritej mposhti konkurrencën e Karim Benzemasë dhe Kylian Mbapesë.

“Është kënaqësi të jem këtu dhe të fitoj. Falënderoj të gjithë lojtarët dhe trajnerin e Argjentinës. Kjo është një çmim grupi. O Zot, kam mundur të fitoj Kupën e Botës! Falënderoj familjen time dhe argjentinasit që e kanë përjetuar ashtu siç e kemi përjetuar ne Kupën e Botës. Një puthje për fëmijët e mi që po më shikojnë,” tha mes tjerash Mesi.

 

Aleksia Putellas, ”Lojtarja më e mirë”

Çmimi “The Best FIFA – Best Female Female” shkon për Aleksia Putellas. “Ylli” i Barcelonës përsërit suksesin e sezonit të kaluar.

 

FORMACIONI MË I MIRË PËR MESHKUJ

Top-11 për meshkujt përbëhet nga: Kurtua, Hakimi, Kanselo, Van Dijk, De Brujne, Modriç, Kasemiro, Mesi, Mbapé, Benzema, Haaland.

 

FORMACIONI MË I MIRË I FEMRAVE

Top-11 i FIFA-s për femra përbëhet nga: Kristiane Endler, Lusi Bronze, Maria Leon, Leah Uiliamson, Uendi Renard, Aleksia Putellas, Keira Ualsh, Lena Oberdof, Aleks Morgan, Sam Kerr, Beth Mead.

 

Tifozët e Argjentinës marrin “Çmimi më i mirë i tifozëve të FIFA-s”

“Çmimi më i mirë i tifozëve të FIFA-s” shkon për tifozët e Argjentinës. Në skenë u ngjit një mbështetës i kampionëve të botës me një daulle

 

Lionel Skaloni, “Trajneri më i mirë”

Fabio Kapello i dhuron Lionel Sckalonit çmimin “The Best FIFA – Best Men’s Coach”.

“Është një çmim që vjen falë lojtarëve dhe është i rëndësishëm. Falënderoj 26 lojtarët për suksesin në Kupën e Botës. Faleminderit federatës argjentinase që më dha mundësinë për të fituar një Kupë Bote. Nuk ka asgjë më të bukur se sa të shohësh njerëzit e vendit tënd të lumtur. Djemtë luajtën dhe fituan për t. Këtë çmim ia dedikoj familjes sime”, përfundoi ai.

 

Emiliano Martinez “Portieri më I mire”

 

Zhulio Cesar i dhuroi Emiliano Martinezit çmimin “Portieri më i mirë”.

“Të gjithë e dinë historinë time dhe përgatitjen e madhe që bëra duke fituar Kupën e Botës në moshën 36-vjeçare. Të qenët argjentinas dhe ngritja e Kupës së Botës ishte e pabesueshme. Falë familjes sime, Aston Villas dhe Argjentinës, kam arritur ëndrrën e jetës sime. Kur njerëzit më pyesin se cilët janë idhujt e mi, gjithmonë mendoj për babanë dhe nënën time. Ata janë idhujt e mi”, tha Martinez.

 

Meri Earps “Portierja më i mirë”

Didier Drogba i dhuroi anglezes Meri Earps çmimin për “Portierja më e mirë”.

“Faleminderit atyre që më votuan. Jam e nderuar”,  tha ajo.

 

Çmimi “Puskás” shkoi  për Marcin Oleksy

Alesandro Del Piero i dorëzoi çmimin “Puskás, goli më i mirë i vitit”, Marsin Oleksy-t, sulmuesit pa një këmbë që shënoi një gol të jashtëzakonshëm me roveshatë  në ndeshjen mes Varta Poznan-Stal Reszhov./Supersport/

 

LEXO EDHE:

Back to top button